‘Lolita’ dhe tabutë në letërsi. Histori dashurie, apo abuzim?

28.07.2014 12:53 - Ndër vite, “Lolita” herë është përshkruar si histori dashurie, herë si histori abuzimi. Tekefundit, është një krijimtari letrare dhe si për çdo gjë të tillë, perceptimi është tërësisht individual.

Lexo mė shumė

Arsim & Kulturë

Në Romë ekspozohen 24 piktura të Karavaxhos

Romë, 22.02.2010 16:12

Të 24 pikturat më të njohura të “Caravaggios”, janë ekspozuar në Romë me rastin e 400 vjetorit të vdekjes së mjeshtrit të artit “Barok”. Kryeveprat, të sjella nga muzeumet e mbarë botës, përfshijnë ikona të artit si “Xhudita duke i prerë kokën Holofronës”, “Bakusi” si dhe “Davidi kundër Golias”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 13 Qershor 2010-të, ku sipas shtypit italian numri i biletave të shitura deri tani ka arritur në 50.000.

Michelangelo Merisi, i njohur ndryshe si “Caravaggio”, ka tërhequr gjithnjë vëmendjen, jo vetëm për veprën e tij por edhe për jetën e vrullshme. "Caravaggio nuk pikturoi shumë gjatë jetës së tij, pasi kjo e fundit shpeshherë mbizotëronte ndaj dellit të tij prej artisti", shkruajnë organizatorët në hyrjen e sallave të ekspozitës.

“Caravaggio”, i cili është pionier i teknikës “Barok” në pikturë, teknikë e cila konsiston në kontrastin mes dritës e hijes, është i famshëm për stilin e tij “agresiv” si dhe për jetën aventurore. "Pikturat e Caravaggio-s të prekin menjëherë, të ngacmojnë sapo i sheh. Ato janë tepër të forta, tepër agresive si piktura. Këto janë piktura që të përfshijnë", tha Volfang Proaska, një kritik arti austriak, duke komentuar këtë ekspozitë. Kritikë të tjerë arti thanë se shpresonin që kjo ekspozitë do të kontribuonte që interesi i publikut të fiksohej më shumë tek arti sesa tek personazhi i “Caravaggio”-s. "Caravaggio ishte një piktor shumë i madh", tha Guerrino Mattei, shkrimtar e historian arti. "Ai jetoi në kohëra të stuhishme, ishte një novator i madh por fakti që u përndoq pareshtur nga armiqtë e tij, ka bërë që imazhi i tij si artist i mallkuar të lidhet ngushtë me artin e tij", theksoi ai.

Përveç imazhit që kemi në lidhje me këtë piktor të madh, një tjetër mister është edhe ai që lidhet me vdekjen e tij. Një prej teorive të shumta është ajo sipas të cilës ai vdiq në Toskana nga sëmundja e  malarjes, pas arratisjes nga Malta ku ishte dënuar për dhunim të rëndë fizik të një kalorësi. Një tjetër teori është ajo sipas së cilës “Caravaggio” u vra, ndërsa udhëtonte drejt Romës për të kërkuar faljen e Papës për një vrasje të kryer prej tij. /News24

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Enjte

31

Korrik

2014

Fotolajm

18.07.2014 12:34 - Goli i Robin van Persiet, i realizuar ndaj Spanjës, është bërë vepër arti, duke u ‘vendosur’ në një mur. Derisa në internet ishin shfaqur fotografi dhe video të ndryshme, ku njerëzit e imitonin sulmuesin e Manchester Unitedit, artistët brazilianë vendosën për një krahasim më tradicional, duke e vizatuar ‘fluturimin’ identik të ish futbollistit të Arsenalit.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh