Botohet vepra “Dëshmorët e Kombit-Mareci ‘99”

17.04.2014 11:31 - Ka vetëm një rrugë nëpër të cilën ecën historia e lirisë. Ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit, të cilët në kthesën e madhe historike ishin të gatshëm të falin gjakun për ardhjen e lirisë, është thelbi kryesor i librit “Dëshmorët e...

Lexo mė shumė

Arsim & Kulturë

Përgatitet albumi me 56 këngë i Vaçe Zelës

Tiranë, 02.04.2010 16:24


Është bërë gati një album i quajtur “Larg dhe pranë njerëzve” me këngët e Vaçe Zelës. Albumi përmban 56 këngë ashtu siç janë regjistruar për herë të parë që prej fillimit të karrierës në vitet ’60 e deri në festivalin e fundit në RTSH.

Albumi përmban 3CD, 2 me 19 këngë dhe 1 me 18. Aty gjen këngët "Fëmija i parë" kompozim i Agim Krajkës të cilën Vaçja e ka kënduar në vitin 1962 në Festivalin e Parë të Këngës, "E dua vendin tim", "Djaloshi dhe shiu", "Dritaren kërkoj", "Lumi Ebro", "Për ty o këngë", "Manushaqja", "Esperanca" këngë kubaneze kënduar po në vitin 1962, në shoqërinë e kompleksit ritmik, këngë nga filmi "Karmen", "Një zambak i bardhë në gur" etj.

Këto këngë janë kompozime të autorëve që kanë hyrë në historinë e muzikës së lehtë shqiptare,  si Tish Daia, Agim Krajka, Kujtim Laro, Shpëtim Kushta, Avni Mula, Limoz Dizdari, Pjetër Gaci, Aleksandër Peçi, Agim Prodani, por edhe krijime me autorë të paidentifikuar.

Këngëtarja  Vaçe Zela, u lind më 7 prill të vitit 1939. Ajo shumë shpejt u bë artiste e njohur për publikun. Vaçe Zela, eshtë prezantuar në festivalet e këngës së lehtë në Radio dhe më vonë në Radio-Televizion, që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë. Studioi për art dramatik, por iu kushtua këngës së lehtë dhe këngës së përpunuar popullore. Ka marrë pjesë në 26 festivale kombëtare, ku ka fituar 10 herë vendin e parë.

Vaçe Zela, ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit. 

Në vitin 2008, me rastin e 69-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës Bamir Topi, i akordoi titullin "Nderi i Kombit".

Kompozitori Gazmend Mullahi, është marrë me kërkimin arkivor dhe realizimin e këtij albumi, i cili do të prezantohet së pari në Bazel të Zvicrës, ku Vaçe Zela jeton prej vitit 1991, vit ky, kur doli për herë të fundit në skenë.

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka përgatitur këtë edicion të veçantë muzikor me rastin e vitit 2009, "Viti Vaçe Zela", që përkoi me 70 -vjetorin e këngëtares.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Enjte

17

Prill

2014

Fotolajm

16.04.2014 15:49 - Në rrjetet sociale janë shpërndarë shumë foto me “motive dimri” gjatë dy ditëve të fundit, kur shumë qytete shqiptare u mbuluan nga bora, megjithëse tashmë jemi në stinën e pranverës.Ndër më të veçantat është kjo, e realizuar sot në Kodrën e Diellit, në Tetovë, ku bora ka arritur një trashësi të madhe.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh