Poezia e Visar Zhitit për të birin e ndjerë

21.12.2014 15:00 - Djali i shkrimtarit të njohur Visar Zhiti, humbi jetën të shtunën në një aksident me motor në autostradën Tiranë – Durrës. Atjon Zhiti, ishte vetëm 19-vjeç dhe studionte në Milano, prej vitit 2013. Ditët e fundit ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit.

Lexo mė shumė

Arsim & Kulturë

Rifillon jetën “Jeta e Re”

Prishtinë, 23.03.2010 17:21

Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u promovua numri më i ri i revistës më të vjetër  letrare në Kosovë  “Jeta e Re”, pas një pauze prej katër vitesh.
Kjo revistë është themeluar nga bardi i poezisë shqipe Esat Mekuli, i cili ishte njëherësh edhe kryeredaktori i parë i saj.

Argon Gashi me këtë rast tha se revista “Jeta e Re” në fillimet e saj kishte mbledhur rreth vetes ajkën e letërsisë dhe kulturës shqiptare. Poet, prozatorë e studiues u mblodhën rreth saj për të lënë gjurmë në kohë dhe etapa të ndryshme.

Synim i kësaj reviste është promovimi i studiuesve të rinj, por pa i harruar edhe studiuesit më të vjetër të cilët kanë kontribuar për vite të tëra në fushën e letërsisë.
“Jeta e Re” ka ruajtur formën dhe përmbajtjen ku çdo shkrim është i ilustruar me fotografi. Revista do të jetë tremujore, ku hapësirë të barabartë do t'i kushtohet poezisë, prozës, intervistës, esesë dhe kritikës.
Ag Apolloni, kryeredaktor i kësaj reviste, tha së revista si simbol kulturor i Kosovës synon të ruajë identitetin e saj të krijuar ndër vite, duke u bërë revistë e cila do të promovojë vlera dhe studiues, poetë e prozatorë të rinj.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe ish-kryeredaktorët e kësaj reviste si Ramiz Kelmendi, Rexhep Qosja, Nazmi Rrahmani dhe Sali Bashota, të cilët vlerësuan lartë punën dhe përkushtimin për të rifilluar punën kjo revistë e cila i cilësua nga ta si simbol i letërsisë kulturës shqiptare.
Kolegjiumi i redaksisë përbëhet nga Gëzim Aliu, Gonxhe Boshtrakaj, Agron Y. Gashi, AvniAlija dhe Adil Olluri.

Revista “Jeta e re” për herë të parë doli në vitin 1949 me kryeredaktor Esat Mekulin.
Përveç studiuesve nga trevat shqiptare, me punimet e veta do të kontribuojnë edhe studiues nga vende të ndryshme të Evropës. /S. Krasniqi
 

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Hënë

22

Dhjetor

2014

Fotolajm

20.12.2014 13:27 - Një stuhi dëbore në Rusi ka bër që rrugët në Vladivostok bukfalisht të jenë zhdukur, dhe katet e para të ndërtesave u "kthyen në kate përdhese”. Semaforët dhe shenjat rrugore janë zhdukur pothuajse të gjitha, dhe shihen vetëm majat e tyre

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh