Izraeli do t’i vazhdoj operacionet në Gazë

27.07.2014 18:40 - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se operacionet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës do të vazhdojnë. Ai, poashtu, e ka akuzuar Hamasin për shkelje të armëpushimit.

Lexo mė shumė

Rajon & Botë

Planeti në rrezik nga ndotja

Uashington, 21.06.2012 09:37


Një raport i OKB-së thotë se bota po ndeshet me një ndryshim të pakthyeshëm në funksionin e mbështetjes së jetës nëse njerëzimi nuk ndryshon mënyrën e jetesës. Programi i OKB-së për Mjedisin, UNEP, ka publikuar një raport para Konferencës së OKB-së mbi zhvillimin e qëndrueshëm, që do të mbahet në Brazil në fund të qershorit.

Gjendja Globale e Mjedisit ose GEO5, thotë se bota po shkon në një rrugë të paqëndrueshme, pavarësisht nga nënshkrimi i më shumë se 500 marrëveshjeve ndërkombëtare. Sipas të dhënave shkencore sistemet e tokës po i afrohen maksmimumit në shumë fusha.

Amy Fraenkel është drejtuese e UNEP-it në Amerikën Veriore.

“Janë disa shembuj të caktuar si rritja e çlirimit të karbonit. Tashmë e kemi kaluar nivelin e sigurt për të cilin shkencëtarët thonë se nuk duhet kaluar në lidhje me çlirimin e gazit serrë. Biodiversiteti është në rënie, oqeanet tona dhe peshkimi nuk janë në gjendje të mirë”.

Raporti paralajmëron për një dëmtim të madh nëse prirjet e tanishme të prodhimit dhe konsumimit të burimeve natyrore nuk ndryshohen.

James Dobroëolski i Departamentit Amerikan të Bujqësisë, është një nga autorët e raportit. Ai thotë se rritja e popullsisë, urbanizimi, konsumimi në nivele të paqëndrueshme dhe përdorimi i karburantit të fosileve për prodhimin e energjisë shkaktojnë ndryshime të mjedisit.

“GEO5 njofton se 4,9 milion vdekje janë shkaktuar nga ekspozimi ndaj kimikateve në vitin 2004. Këto janë të dhëna të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Përdorimi substancave kimike në vendet në zhvillim në vitin 2020 do të arrijë në nivelin 30 për qind të përdorimit të përgjithshëm global”.

Zoti Dobroëlski përmendi gjithashtu mbeturinat elektronike dhe kompjuterët si një burim i ri i madh i ndotjes.
“Mbetjet elektronike që arrijnë në 20 deri 50 milion tonë në vit, janë bërë problemi më i madh dhe më i rëndësishëm që është përmendur në raportin GEO5”.

Raporti përmend edhe disa raste suksesi, veçanërisht ndalimin e përdorimit të plumbit në benzinë dhe substancave që ulin nivelin e ozonit.

“Dhënia e mesazhit se mjedisi është një problem me të cilin duhet të merremi tani, është sfidë politike në këtë kohë kur bota është në vështirësi financiare”.

Zonja Fraenkel thotë se është një nevojë urgjente për krijimin e një ekonomie më miqësore ndaj mjedisit, ky është mesazhi për konferencën Rio+20.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Hënë

28

Korrik

2014

Fotolajm

18.07.2014 12:34 - Goli i Robin van Persiet, i realizuar ndaj Spanjës, është bërë vepër arti, duke u ‘vendosur’ në një mur. Derisa në internet ishin shfaqur fotografi dhe video të ndryshme, ku njerëzit e imitonin sulmuesin e Manchester Unitedit, artistët brazilianë vendosën për një krahasim më tradicional, duke e vizatuar ‘fluturimin’ identik të ish futbollistit të Arsenalit.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh